Me rastin e 40 vjetorit të modelit GTI, GTI Clubsport ka ndërtuar këtë model të veçantë i cili do të prodhohet në seri dhe do të jetë Golf GTI më i fuqishëm deri me sot.
Ky model do të jetë i fokusuar për ngasje në pista garash por do të jetë legal dhe për rrugët publike. Modeli ka një transmetues automatik “DSG” dhe është mjaft i shpejtë ku nga 0 deri në 100 km/h arrin vetëm për 6 sekonda.
Ky model fuqizohet nga motori me katër cilindra, 2.0-litër me 305 kuaj fuqi, për ta bërë këtë veturë sa më të lehtë janë hequr ulëset e pasme, dhe kjo është arsyeja pse Golf GTI do të jetë më i fuqishmi.
Ky model nuk do të jetë shumë i përshtatshëm për familje por është jashtëzakonisht i shpejtë, prodhimi i këtij modeli është i kufizuar në 5,000 njësi.