Çdo viti 19 prilli do të shënjohet si një ditë historike për konsolidimin e Lëvizjes Evropiane për Trashëgiminë Kulturore.
Po ashtu viti 2018 duhet të shpallet si viti Evropian i Trashëgimisë Kulturore. Këto propozime vijnë në sesionin e radhës të Forumit të Kulturës Evropiane në Bruksel, ku Tibor Navracsics, komisionieri Europian për Edukimin, Kulturën, Rininë dhe Sportet, bëri me dije se Komisioni Evropian do t’i propozojë Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian që viti 2018 të shpallet si Viti Evropian i Trashëgimisë Kulturore, citohet “Standard”.
Një vendim i tillë vjen pas një shkëmbimi te gjate idesh mes Presidentit te Komisionit Europian Jean-Claude Juncker dhe Presidentit te Parlamentit Europian Martin Schultz.
Në fjalën e tij në Forum, ndër të tjera, Komisioneri tha se në këto kohë sfiduese “identieti europian është shprehja më e fuqishme e e kulturës europiane.