Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani po zhvillon një vizitë zyrtare në Austri, me ftesë të homologut të tij, Wolgang Brandstetter.
Gjatë takimit me Ministrin e Drejtësisë së Austrisë, Wolgang Brandstetter është diskutuar çështja e nevojës së sigurisë juridike për përthithjen e investimeve dhe rritjen e klimës së biznesit. Në këtë kuadër Brandstetter theksoi me rëndësi luftën kundër korrupsionit për krijimin e stabilitetit në klimën e biznesit pasi korrupsioni prish konkurrencën.
Qeveria Austriake na është gjendur në ditë të vështira dhe sot jemi një shtet i stabilizuar në Ballkan dhe anëtare e Këshillit të Europës edhe për shkak të mbështetjes së Austrisë.
‘Ju jemi shumë mirënjohës për mbështetjen e deritanishme. Qëllimi është të përvetësojmë kulturën austriake në zbatimin e ligjit dhe populli shqiptar e mirëpret këtë gjë. Shërbimet gjyqësore në Austri janë ndër më të mirat që njoh dhe ne duam që t’i përafrojmë. Nevojë aktuale prioritare mbetet ndërtimi i një sistemi të integruar të informacionit ligjor’, u shpreh Manjani
Ministri Brandstetter vlerësoi se hyrja në Bashkimin Evropian nuk është një fazë e largët për Shqipërinë dhe në këtë kuptim ai solli në vëmendje se natyrisht në një moment të tillë Shqipëria do të ketë shumë baza të njëjta juridike me vendet anëtare. Në vijim të kësaj ideje, Manjani theksoi se gjithësesi bashkëpunimi bilateral do të mbetet një proces mjaft pozitiv, pavarësisht hapësirave të përbashkëta që krijon aderimi i ardhshëm në BE.
Ministri Manjani e informoi homologun austriak lidhur me ecurinë e reformës në drejtësi, vlerësoi se mesazhet e Komisionet Hann për Shqipërinë mbeten objektiv parësor. Gjithashtu Manjani vuri në dukje se modernizimi i shërbimeve në sistemin e drejtësisë pritet më shumë interes nga qytetarët dhe mbetet ndër objektivat kryesore të punës së tij, ndërsa është i vendosur në zbatimin e menjëhershëm të projekteve antikorrupsion.
Kohë turbulente e ka cilësuar ministri austriak situatën që lidhet me fluskin emigrant.
Lidhur me çështjen e fluksit emigrant, çështje për të cilën Ministri Brandstetter shfaqi një interes të posaçëm, Manjani sqaroi se Shqipëria duhet konsideruar si pjesë e zgjidhjes globale. Ministri Manjani bëri me dije se kontrolli i kurfirit ka qenë dhe do të mbetet i rreptë dhe se parandalimi i trafikimit të qenieve njerëzore, mbetet përparësi. Në përfundim të takimit Ministri i Drejtësisë së Austrisë, Wolgang Brandstetter garantoi mbështjetjen ndaj çdo nisme dhe propozimi që mbështet forcimin e shtetit ligjor.