Gropëzat e formuara në fundshpinë tek meshkujt dhe femrat quhen vrimat e Apollos, ose vrimat e Venusit respektivisht. Ato ndodhen në zonën ku dy kocka lidhen me legenin dhe mund të shihen vetëm tek njerëzit që e kanë të trashëguar, apo kanë ligamente me përmasat e duhura.
Këto gropëza janë shenjë e qarkullimit të mirë të gjakut, një trupi të shëndetshëm dhe shenjë e bukurisë duke iu referuar Venusit, Perëndeshës romake të bukurisë. Mesa duket njerëzit që e kanë këtë tipar e kanë shumë të lehtë të arrijnë orgazmën shkruan Dita. Pse? Sepse këto vrima lehtësojnë qarkullimin e mirë të gjakut dhe për shkak të vendndodhjes së tyre strategjike rreth zonës së legenit, klimaksi bëhet më i lehtë.
Duke qenë se ato ndodhen në një zonë ku nuk ka muskuj, është e pamundur të krijohen me ushtrime. Megjithatë eliminimi i dhjamit mund t’i bëjë këto vrimëza më të dukshme.