Në takimin e parë me kryesinë e re të Partisë Soicialiste, Kryeministri Edi Rama i është referuar vendimit të PD-së për të bojkotuar kuvendin për 10 ditë, si një tjetër shenjë, që tregon se opozita gjen justifikime për të bllokuar reformën në drejtësi.
“Sot marr një tjetër fakt, në zinxhirin e fakteve që e bjënë të qartë mungesën e PD për të bërë reformën në drejtësi në kohën e duhur dhe në të gjithë thellësinë e nevojshme. Masën e drejtë të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë brenda mundësive isntitucionale dhe brenda rregullores, për të mos lejuar atë që bëri thirrje për marrjen e armëve, PD i është përgjigjur me bojkot për 10 ditë, pra me solidaritet të plotë… merrni armët që të mbrohemi nga reforma në drejtësi. Nga ana tjetër e gjithë përpjekja për të kriminalizuar qeverisjen, çdo përpjekje, çdo reformë, çdo gjë që qeveria bën apo ndërton, i është shtuar edhe nevoja e brendhsme, gjithmonë edhe më therëse për të penguar reformën në drejtësi, prandaj edhe intensiteti rritet gjatë gjithë ditës.”- theksoi Kryeministri.
Kryeministri falenderoi përfaqësuesit e rinj të kryesisë së re të PS, dorëheqjen e Namik Dokles, si dhe shtoi se ka ardhur koha që puna drejt reformave të hecë përpara. Rama theksoi se në muajt në vijim pritet të nisë dhe reforma e ujit.
“E falenderoj asamblenë për mbështetjen, falenderoj me mirënjohje për gjithcka që ka dhënë si anëtar i kryesisë si dhe me gjestin e tij kuptimplotë, shokun tonë Namik Dokle. E falenderoj për mbështjetjen që kam gjetur tek ai në momente të vështira. I uroj të gjithë anëtarëve të jenë në lartësinë e përgjegjësisë më të madhe në forumin më të lartë të Partisë. Puna e kryesisë do të fillojë zyrtarisht javën e ardhshme….
Kemi hapur gjatë këtij mandati kantierin më të madh të reformave. Reformën e hartës territoriale, reformën e pronës me zgjidhjen pas një cerek shekulli të problemit të pronës, reformë në regjimin fiskal, shumë të dhimbshëm por të domosdoshëm për të vendosur ekonominë në shina. Reforma e sistemit energjitik në një përpjekje të gjithëanshme, për të kaluar nga një sistem i falimentuar në një sistem që i krijon kushtet për të prodhuar mirëqënie… reforma e pensioneve, duke e vendosur sistemin mbi themele që garantojnë vijimësinë e tij… reforma e ndihmës sociale, duke pastruar skemën nga korruposioni… reformë të sistemit arsimor, të shëndetësisë, të forcave të policisë…. Përgatitemi për të filluar reformën tjetër të madhe, atë të ujit, e cila do të jetë e vështirë por e domosdoshme. Të gjitha këto reforma janë të lidhur pazgjidhmërisht me reformën në drejtësi.”- tha Rama.