Me përfundimin e zgjedhjeve në Asamblenë Kombëtare dhe zgjedhjen e strukturave të reja, Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë rozë drejtuesit e sekretariateve ekzekutive për tu dhënë atyre detyrat. Takimi me dyer të mbyllura zgjati rreth 70 minuta.
Rama ka patur një bashkëbisedim me sekretarët e zgjedhur ditën e shtunë, ku në fokus kanë qenë detyrat që do duhet të kryejë çdokush prej tyre.
Sekretarët janë:
- Sekretar për Organizimin Administrativ, Bashkim Fino
- Sekretar për Organizimin Dixhital, Alfred Peza
- Sekretar për Organizimin e Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhëniet me Koalicionin, Musa Ulqini
- Sekretare për Rininë, Elisa Spiropali
- Sekretar për Reformën Strukturore dhe Emigracionin, Koço Kokdhima
- Sekretare për Koordinimin Elektoral, Blerina Gjylameti
- Sekretar Kombëtar për Programin, Ilir Beqaj