Majlinda Kelmendi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke entuziazmuar shqiptarët, por nuk ishte e vetmja arsye e festës.
Një moment i rëndësishëm ishte kur garda e ushtrisë ruse nderoi himnin dhe flamurin e shtetit të Kosovës. Fillimisht kishte pasur refuzim për të ngritur flamurin kosovar, por siç tregoi trajneri i Majlinda Kelmendit, Driton Kuka, ishte Putin që dha ultimatumin për t’u ngritur flamuri kosovar.
“Kosova Press”, duke cituar Kukën, raporton se Ministria e Jashtme ruse nuk ka qenë pro lejimit të simboleve shtetërore kosovare në këtë kampionat, duke ngjallur edhe reagimin e Putinit.
“Putini ka dhënë miratimin e tij për vendosur flamurin e Kosovës, por Ministria e Jashtme e kishte ndaluar këtë”, tha Kuka. “Ngrijeni flamurin e Kosovës ose do të shkoj ta ngre vetë”, ka deklaruar Putin.