Raporti vlerësues i Kosoves për përmbushjen e tetë kritereve të misionit teknik të Komisionit Evropian i është dorëzuar më 14 prill shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, ka thënë për Tribuna Channel, një zyrtar nga Bashkimi Evropian.
Raporti është paraqitur në kuadër të grupit punues për Ballkanin Perëndimor. Po sipas këtij zyrtari, pas marrjes së raportit, shtetet anëtare kanë një pasqyrë të qartë të zhvillimeve në Kosovë dhe hapat që do të merren në të ardhmen.
Edhe pse vlerësohet puna e Qeverisë së Kosovës në fillimin e viti 2016 në përmbushje të tetë kritereve pas raportit të tretë për këtë çështje më 18 dhjetor të viti të kaluar, nga BE ende nuk dëshirojnë që të komentojnë përmbushjen ose jo të kritereve.