• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

FBI ka spiunuar princeshën Diana, Lennonin, Sinatrën, Monroen dhe shumë të tjerë!

by Aalison Pearse Stevens
24/04/2016 08:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A e ka financuar John Lennon IRA-n? A e ka përdorur presidenti Richard Nixon LSD-në? A kanë marrë pjesë bashkë Frank Sinatra dhe John Kennedy në “orgji seksuale”?

A e ka tradhtuar Eleanor Roosvelt burrin e saj, presidentin e madh Franklyn Roosveltin? Çfare synonte John Wayne në Panama? Përgjigjet në të gjitha këto pyetje gjenden në dosjet sekrete të FBI-së amerikane, transmeton Telegrafi.

John Lennon ka financuar IRA-n!!!

Është ky lajm i cili mori dhenë kohë më parë, pas tëfillimit të dosjeve sekrete të FBI-së amerikane. MI5 anglez, shërbimi sekret ndër më të njourit në botë, dekada më parë ia kishte dhënë FBI-së shënimet e tij për John Lennonin, liderin e The Beatles, i cili në fillim të të shtatëdhjetave pati vendosur të jetonte në New York.

Johni i famshëm asokohe ishte martuar me Yoko Onon, kishte braktisur Beatlesat dhe kishte filluar solo-karrierën e tij me hitin “Imagine”.

“IRA-n DO TA ZGJEDH PARA ARMATËS ANGLEZE

Siç tregojnë dosjet e FBI-së, John Lennon kishte ndihmuar Partinë Revolucionare Punëtore dhe revistën marksiste “Red Mole”. Partia e përmendur kishte mbështetur IRA-n.

Yoko Ono, pas zbulimit të këtij skandali, komentoi në këtë mënyrë: “Burri im u ka dhënë para vetëm atyre që u janë nevojitur”. Vetë John Lennon, me një rast, kishte deklaruar: “Nëse duhet të zgjedh midis Armatës angleze dhe IRA-s, unë do të zgjedh IRA-n…”. Për shumëkë, ky është argumenti kryesor që vërteton se Lennon ka ndihmuar IRA-n.

FBI në dosjet e saja vërteton që Lennon në shumë raste kishte ndihmuar dhe madje organizuar demonstratat e studentëve në Amerikë dhe që për këtë shkak Administrata e presidentit Richard Nixon refuzonte kërkesën e Lennonit për nënshtetësi amerikane. Aq më tepër, Nixon bëhej gati ta dëbojë Lennonin prej SHBA-së për shkak të “veprimtarisë së tij subverzive”.

John Lennon nuk ka qenë figura e vetme e popullarizuar e viteve të gjashtëdhjeta që është përcjellë me një vëmendje të madhe nga FBI.

J.Edgar Hoover, shef i FBI-së për decenie të tëra, ka qenë i njohur si një politikan tejet konservativ, i cili assesi nuk ka mundur të kuptojë pse rinia amerikane dhe perëndimore është dhënë aq shumë pas rock – muzikës dhe yjeve të “degjeneruar” filmikë.

Hoover njihet edhe si urrejtës i familjes Kennedy dhe si mbikëqyrës i të gjitha aferave të dashurisë të John dhe Bob Kennedyt.

KRITIKA E HOOVERIT PËR GRUPIN THE DOORS

Hoover, ta zëmë, nuk mund të duronte fare muzikën dhe tekstet e grupit të madh The Doors, të cilit i printe Jim Morrison, bir i një admirali të Ushtrisë amerikane. “Muzika e tyre është e neveritshme për secilin njeri normal”, theksonte Hoover.

Për kujdesin e veçantë të FBI-së për personalitetet e popullarizuara flet edhe fakti që dosja e Elvis Presley-it ka hiç më pak se 600 faqe, edhe pse vetë Elvisi nuk ka qenë objekt i ndonjë hulumtimi të veçantë.

Në dosjen e Presley-it, ta zëmë, mund të lexojmë edhe këtë “margaritar”: “Frizura e tij dëshmon që ky është një njeri të cilin shefi i FBI-së nuk dëshiron ta takojë”. Po ashtu, në këtë dosje mund të kuptojmë edhe se si mekanikët e aeroplanit privat të Presley-it e kishin mashtruar atë për 338,000 dollarë, të cilat para kinse duhej të përdoreshin për ndreqjen e avionit privat të “Mbretit të Rockut”.

FBI po ashtu ka dosje të posaçme për Marlene Dietrich dhe Marilyn Monroe, aktoret e shumënjohura të Hollyëood-it dhe madje edhe për Princeshën Diana!!! Për Lady Dianën, FBI kishte gatitur një dosje të trashë 1056 faqe!!!

Sa i përket Zonjës Dietrich, FBI druante që kjo, për shkak të prejardhjes së saj gjermane, është spiune e Gjermanisë.

Por, hetimet treguan që kjo nuk ka lidhje me Gjermaninë. Spiunimi i FBI-së zbuloi diç tjetër: Marlene Dietrich kishte afinitet ndaj femrave të tjera!

AFERA SEKSUALE E ELEANOR ROOSVELT-it

Dosja e Marilyn Monroe po ashtu është shumë interesante. Megjithatë, shumë gjëra të cilat është dashur të gjenden në dosjet e saja janë “zhdukur” pa gjurmë: prej të dhënave për vdekjen a vrasjen e saj, dashurisë me Bob Kennedyn, raporteve të saja me presidentin John Kennedy, etj.etj.

“Syrit” dhe “veshit” të FBI-së nuk i kanë shpëtuar as banorët e Shtëpisë së Bardhë. FBI kështu posedon xhirimet e sex – skandalit të Eleanor Roosvelt, gruaja e presidentit Franklyn Roosvelt, e cila kishte pasur aferë dashurie me një nënoficer të quajtur Joseph Lash. Ky, pas zbulimit të skandalit, u dërgua në front. Pas kthimit nga lufta, Lash fitoi Shpërblimin e Pulitzerit për librin në të cilin përshkroi aferën e dashurisë me Eleanor Roosvelt.

Ndër dosjet më të trasha është ajo e këngëtarit të madh Frank Sinatra. Në 1275 faqe është përshkruar rezultati i përgjimeve, përcjelljeve dhe hetimeve të Frank Sinatrës, këngëtarit që kishte lidhje të posaçme me mafian amerikane.

Njëra nga pjesët më kontraverse të këaj dosjeje lidhet me kërcënimet e Sinatrës bërë një brokerit të bursës së Neë Yorkut. Sinatra me disa mafiozë i “garantonte” vdekjen këtij brokeri nëse ai nuk i ndihmon të fitojnë një shumë të madhe parashë.

Policia nuk e kishte arrestuar Sinatrën, sepse brokeri nuk dëshironte të dëshmonte në gjyq. Njëri prej spiunëve të FBI-së ishte i bindur që Sinatra është nip i Al Capones, mafiozit të njohur. Hoover nuk e duronte fare Frank Sinatrën.

Për këtë dëshmon edhe akuza e tij se Sinatra është edhe ithtar i regjimit komunist në Amerikë, akuzë kjo vërtet qesharake, duke ditur afinitetet e Sinatrës. Por, sipas të gjitha gjasave, është e vërtetë që Sinatra i kishte paguar 40,000 dollarë një mjeku amerikan për ta hequr qafe shërbimin në Armatën amerikane në periudhën e Luftës së Dytë Botërore.

Në këtë dosje ka edhe storie për “orgjinë” të përbashkët të Sinatrës dhe senatorit John Kennedyt me një grup femrash mullate. Një pjesë e dosjes së Sinatrës nuk ka mundur të lexohet nga opinioni. Supozohet që në këtë pjesë gjenden transkriptet e bisedave të Sinatrës me bosat e mafisë.

JOHN WAYNE SYNONTE TË BËNTE GRUSHT SHTET NË PANAMA

John Wayne nuk ka pasur telashe me shtetin, gjegjësisht me patriotizmin e tij. Përkundrazi. Duket që Wayne ka qenë “për së tepërmi” patriot. Kështu, ky ishte i pakënaqur me politikën e jashtme amerikane.

Wayne, sipas dosjeve të FBI-së, ka qenë i përzier në synimet e djathtistëve amerikanë për të ndërruar pushtetin në Panama. Wayne kishte tubuar 682,850 dollarë për të financuar grusht shtetin në Panama.

FBI ka dosje edhe për shkrimtarët e njohur. Kështu, Ernest Hemingway, i cili në fillim kishte bashkëpunuar me FBI-në, më vonë i ishte “shmangur” rolit të tij.

Në dosjen e autorit të “Plakut dhe detit” kuptojmë që gjashtë muaj para vetëvrasjes, Hemingway ka qenë hospitalizuar në një klinikë psikiatrike në Minnesota dhe se është ushtruar mbi të edhe elektro shock-terapia.

Përmendëm më parë “afinitetet” e Hooverit për rock muzikë. “Cak” i posaçëm i FBI-së, në të gjashtëdhjetat, kishte qenë grupi Jefferson Airplaine.

Ky grup ka qenë i njohur si ithtar dhe propagandues i madh i LSD-së dhe i të gjitha drogave të tjera sintetike. Këngëtarja e Jefferson Airplain, Grace Slick, gjatë vizitës Shtëpisë së Bardhë kishte arritur të hedhte në pijen e presidentit Nixon një pilulë të LSD. Në dosjen e FBI-së nuk merret vesh se a e ka pirë Nixon këtë pije dhe çka ka ndodhur më të pas përdorimit eventual të LSD-së.

FBI nuk arrinte të kuptonte dot pse “degjenerikët” si Morrison apo Jimi Hendrix arrinin të influenconin aq shumë rininë amerikane.

Për këtë shkak, agjentët e FBI-së kanë kaluar javë të tëra duke dëgjuar këngët e këtyre të dyve në të gjitha variantet e mundshme, herë duke ngadalësuar sjelljet e pllakave në gramofon, e herë duke i lëshuar së prapthi, për të zënë “mesazhet e tyre sekrete”. Kështu, del që agjentët e FBI-së nuk arritën të marrin vesh se Morrison dhe Hendrix janë vetëm rockerë.

Next Post

I fiksuar pas ish-të dashurës, 2 vjet e 8 muaj burg për burrin e martuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

October 28, 2026
“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

October 28, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

October 28, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

October 28, 2026
Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

October 28, 2026
“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

October 28, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

October 28, 2026
Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

October 28, 2026
Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

October 28, 2026
“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In