Modelit Valer Kolnikaj mesa duket nuk i pëlqen askush. Ai njihet si një kritikues dhe ka shprehur talentin e tij edhe pas daljes së Greta Kocit në emisionin “Zonë e lirë”.
Me anë të një statusi, ai e ironizon këngëtaren duke thënë se disa persona mundohen të duken engjëj, por në të vërtetë janë llum.
Edhe pse nuk përmend emër, ai bën thirrje që të ndërrohet kanali.
“Disa personazhe televizive ti ftosh sa te duash ne emisjone NUK TE TERHEQIN ti ndjekesh , prej vitesh thone te njejtat fjale dhe mundohem qe ne kamera te kene IMAZH ENGJELLOR ( ne realitet jane e kunderta se spo them LLUM 😉 ) , ama lodheni kot NUK I HA NJERI KETO , Publiku e media do njerez te VERTETE dhe te lindur per SHOW . Kjo eshte pak por e sigurte . NDERRONI KANAL hahahaha”