Partia Demokratike është nervozuar lidhur me sondazhin e IPR Marketing, ku dilte fitues në bashkitë kryesore të vendit mazhoranca.
Por në reagimin e saj PD e quajtur një pseudo- sondazh të dyshes Rama-Meta.
“Pseudo-sondazhet e gatuara për llogari të dyshes Rama-Meta, janë shprehje e dëshpërimit të oligarkisë që po numëron ditët e fundit të përballjes me gjykimin popullor të 21 qershorit.
Kjo përpjekje qesharake për të trukuar realitetin që flet vetë, është blerë me thasët e errët të pastrimit të parave dhe interesave kriminale të Xhanashvilit me kompani. Realiteti e ka tmerruar deri aty dyshen Rama – Meta sa të servirin gënjeshtra që do ua kishte zili edhe Nastradini. Shumica dërrmuese e shqiptarëve mezi po presin t’i tregojnë derën dyshes Rama-Meta dhe gjithë sistemit të tyre kriminal e të korruptuar bashkë me establishmentin e sondazheve të blera,” thuhet në deklaratën e PD.