• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Raporti në Parlamentin Europian: Futbolli shqiptar i manipuluar!

by
04/06/2015 09:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në të gjithë Europën është e pamundur të vendosësh baste sportive për kampionatin shqiptar, pasi kompanitë europiane e kanë hequr atë si pasojë e sinjalizimeve për manipulimin e ndeshjeve. Konstatimi është bërë para zyrtarëve të Parlamentit Europian nga kompania “Federbet”, e cila merret me flukset e basteve sportive dhe krijon raporte vjetore për manipulimin e ndeshjeve. Raporti i ri për sezonin 2014-2015, i publikuar dje, vendos kampionatin shqiptar mes atyre me pullë të kuqe, ndërsa sinjalizohen edhe “bëmat” e klubeve shqiptare në arenën ndërkombëtare, ku dyshohen për manipulime si në ndeshje zyrtare, ashtu edhe në miqësore.

“Çdo javë, kompanitë e basteve europiane, heqin të gjitha ndeshjet nga kampionatet në Shqipëri, Qipro, Maltë, Mali i Zi, Bullgari, Indonezi dhe Kanada (kjo e fundit është vendi i 10 më pak i korruptuar në botë), pasi ata qartësisht reflektojnë shenja se janë të manipuluar”, shkruhej në raportin që drejtuesit e “Federbet” kanë lexuar para europarlamentarëve. Në këtë raport të edicionit futbollistik 2014-2015, kompania në fjalë nuk është ndalur në çdo kampionat, por ka zgjedhur temat më shqetësuese, ku fatkeqësisht, në vazhdimësi shfaqet emri i klubeve shqiptare.

Sipas kësaj kompanie, Europa League është aktiviteti ku regjistrohen më shumë tentativa manipulimi ndeshjesh. Në listën prej gjashtë ndeshjesh të publikuara si shembull nga “Federbet”, tre përfshijnë skuadrat shqiptare të Laçit dhe Flamurtarit. Kurbinasit, mendohet se kanë qenë protagonistë në manipulimin e rezultatit të dy ndeshjeve në favor të basteve sportive. Takimi i parë është ai kundër Rudar Velenje të Sllovenisë, të luajtur më datë 10 korrik 2014. Ndeshja përfundoi 1-1 (Laçi pësoi gol në minutën e 93), rezultat i njëjtë me atë të sfidës së parë mes dy skuadrave, ndërsa ekipi kurbinas kaloi në turin e dytë të Europa League falë gjuajtjeve nga pika e bardhë e penalltisë. Sipas “Federbet”, asgjë nuk ishte rastësore, pasi ndeshja në fjalë regjistroi kuota të larta bastesh për barazimin dhe shënimin e 2 apo më pak golave brenda 90 minutave. Laçi akuzohet për manipulim edhe të ndeshjes së turit të dytë kundër ukrainasve të Zorias, të luajtur po në Shqipëri më 17 korrik. Kurbinasit u mundën 3-0, ndërsa në këtë rast, fluksi i pazakontë i basteve ishte për shënimin e 3 apo më shumë golave në këtë sfidë. Në Europa League, në edicionin e kaluar mori pjesë edhe Flamurtari, i cili në raundin e parë arriti të fitonte 3-2 në transfertë ndaj Sioni Bolnisit. “Federbet” mendon se ndeshja e kthimit kundër ekipit gjeorgjian ishte e manipuluar, pasi rezultati përfundimtar 1-2 në favor të miqve, përshtatej me fluksin e lartë të basteve të hedhura në favor të skuadrës udhëtuese.

“Federbet” ka sqaruar se disa nga shembujt më të qartë të manipulimit të ndeshjeve ishin nëpërmjet miqësoreve që klube të ndryshme zhvillonin dhe ku ekipet shqiptare ishin përsëri protagoniste. Skënderbeu u akuzua nga ekspertë holandezë për manipulimin e miqësores së zhvilluar kundër ADO Den Hag më 8 janar, e mbyllur me humbjen 2-0 të skuadrës shqiptare. Por sipas “Federbet”, ndeshja që ka ndezur alarmet për manipulim është ajo që korçarët zhvilluan tri ditë më vonë ndaj belgëve të Ostende. Në ndeshjen e përfunduar me rezultatin 4-0 në favor të Ostende, ka pasur një fluks të madh bastesh të luajtura për fitoren e belgëve, duke falur një gol, ashtu si edhe për shënimin e 4 apo më shumë golave. Ndeshja tjetër është sinjalizuar gjerësisht nga ekspertët ndërkombëtarë si e manipuluar dhe i përket humbjes 5-0 të Laçit përballë Shtutgartit më 19 janar. Në atë ndeshje janë luajtur shuma të mëdha bastesh për shënimin e 4 apo më shumë golave./Shqip/

Dy vite sinjalizime nga “Federbet” 

Kategoria Superiore

30.04.2014

Lushnja – Teuta 0-2

30.04.2014

Kastrioti – Tirana   2-3
Liga e Kampioneve

30.07.2013

Sh. Kargandi – Skënderbeu  3-0

06.08.2013

Skënderbeu – Sh. Karagandi 3-2

Europa League

04.07.2013

Teuta – Daçia   3-1

11.07.2013

Dacia – Teuta   2-0

10.07.2014

Laçi – Rudar    1-1

10.07.2014

Flamurtari – S. Bolnisi    1-2

17.07.2014

Laçi – Zoria    0-3

Miqësore

11.01.2015

Skënderbeu – Ostende 0-4

19.01.2015

Shtutgart – Laçi     5-0

Next Post

Kosova: Do ndërtoj 10 shkolla të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Historia e pabesueshme, qyteti i Alaskës ku rreth 90% e banorëve jetojnë në të njëjtën ndërtesë!

VIDEO/ Historia e pabesueshme, qyteti i Alaskës ku rreth 90% e banorëve jetojnë në të njëjtën ndërtesë!

August 10, 2026
Çmenduritë e motit dhe i nxehti ekstrem, 71.3% e Britanisë së Madhe në thatësirë!

Çmenduritë e motit dhe i nxehti ekstrem, 71.3% e Britanisë së Madhe në thatësirë!

August 10, 2026
Ngacmoi s*ksualisht dy vajza brenda 48 orësh në Itali, arrestohet shqiptari me precedentë

Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë!

August 10, 2026
Zgjatet deri në shtator paraburgimi i të dyshuarve si agjentë rusë në Serbi

Zgjatet deri në shtator paraburgimi i të dyshuarve si agjentë rusë në Serbi

August 10, 2026
VIDEO/ Sateliti kinez shpërthen pak sekonda pas lëshimit, nuk funksionoi raketa! Shikoni momentin kur shkatërrohet

VIDEO/ Sateliti kinez shpërthen pak sekonda pas lëshimit, nuk funksionoi raketa! Shikoni momentin kur shkatërrohet

August 10, 2026
VIDEO/ Katastrofë natyrore në Filipine, të paktën 12 viktima dhe mbi 700 mijë të dëmtuar nga përmbytjet!

VIDEO/ Katastrofë natyrore në Filipine, të paktën 12 viktima dhe mbi 700 mijë të dëmtuar nga përmbytjet!

August 10, 2026
Reali dështoi, Barcelona bën gati ofertën e radhës për Rodrin

Barcelona nxiton të zgjidhë sa më parë blerjen e Rodrit, trajneri Flik e do me çdo kusht

August 10, 2026
Rrëfimi shokues i aktorit Brad Pitt për periudhën e ndarjes nga Angelina Jolie: Mendova të vrisja veten, por…

Rrëfimi shokues i aktorit Brad Pitt për periudhën e ndarjes nga Angelina Jolie: Mendova të vrisja veten, por…

August 10, 2026
Trump i përgjigjet Iranit: Ide interesante, tani edhe unë kërkoj kompensim për të vdekurit dhe të plagosurit nga ju!

Trump i përgjigjet Iranit: Ide interesante, tani edhe unë kërkoj kompensim për të vdekurit dhe të plagosurit nga ju!

August 10, 2026
VIDEO/ Tërmeti katastrofik në Kolumbi, mbi 70 të vdekur dhe qindra të plagosur! Mes viktimave dhe 3 fëmijë, kërkime në rrënoja

VIDEO/ Tërmeti katastrofik në Kolumbi, mbi 70 të vdekur dhe qindra të plagosur! Mes viktimave dhe 3 fëmijë, kërkime në rrënoja

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com