Me ose pa vetëdije Ralph Lauren një kreator shumë i njohur amerikan ka përdorur veshje që ngjasojnë me ato tradicionale shqiptare. Me të njëjtat veshje u pa këngëtarja e njohur botërore Lana Del Rey në kopertinën e L’Officiel Paris April 2013.
Motive të tilla shqiptare janë përdorur në kreacionet e njohurve si Valentino, Ralph Lauren, Lanvin, Alberta Ferreti etj., të cilët besohet se kanë përdorur motivet shqiptare në kreacionet e tyre. Fotografia e Lana Del Rey me këtë veshje është shpërndarë në rrjete sociale dhe është komentuar për veshjen e saj, që sipas tyre ngjason shumë me ato tradicionale shqiptare. lajmi.net.