Një nga sulmuesit vetëvrasës të Brukselit që kreu sulm në aeroportin Zaventem më 22 mars të këtij viti kishte punuar për pesë vjet në këtë aeroport. Lajmi është raportuar nga televizioni bleg VTM.
Najim Laachraoui ‘punoi në aeroportin e Brukselit deri në fund të vitit 2012.
‘Ai ishte mirë i informuar për sigurinë në Zaventem”, raporton televizioni.
VTM nuk ka dhënë detaje rreth punës me të cilën merrej Laachraoui në aeroport.