Ministrja e Inovacionit Milena Harito i ka bërë apel punonjësve të administratës që të plotësojnë dhe dorësojnë formularin e vetëdeklarimit, i cili është një element i detyrueshëm, pas miratimit të ligjit për dekriminalizimin. Haritop tha se deri më tani janë rreth 3 mijë persona që e kanë kryer dhe sjellë të plotësuar formularin.
“Një pjesë shumë e madhe e administratës duhet ta bëjë këtë gjë, mund të jenë mbi 20 mijë vetë. Deri më tani një numër, rreth 3 mijë vetë kanë dorëzuar formularin e vetëdeklarimit. Ligji kështu e parashikon, deri më datën 5 maj ai që nuk e ka bërë këtë vetëdeklarim, shkarkohet nga puna.”-tha Harito.