Trupat e pajetë të tre personave janë gjeturnë fshatin Vollkovë të Shkupit. Bëhet fjalë për 2 gra të moshës 60 dhe 80 vjeç, nënë e bijë dhe një burrë me profesion polic. Të tre me plagë nga armë zjarri në trup.
Jozyrtarisht mësohet se polici ka qelluar mbi dy gratë dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Ende janë të paqarta motivet.
Ekipe të MPB-së kanë shkuar në vendngjarje dhe priten informata më të hollësishme, raporton Zhurnal.
Po ashtu në Kumanovë po lëviz një helikopter i policisë duke shqetësuar popullatën e këtij qyteti. Të shqetësuar nga helikopteri i policisë më shumë janë banorët e Lagjes së Trimave të cilët me 9 dje 10 maj të vitit të kaluar në befasi u zgjuan nga krismat dhe bombat e policisë maqedonase.
BW