“Opozita të dalë në ballë dhe të largojë këtë qeveri”, apeloi Topalli, teksa shtoi se i ka kërkuar edhe kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për të zhvilluar protesta, dhe ky i fundit i dha të drejtë.
“Kur krimi kap universitetin nuk ka më shpresë”, u shpreh Topalli, e cila shtoi se protestat duhet të shtrihen në çdo qytet.
Ajo tha gjithashtu se alzilkërkuesit shqiptarë janë të parët në Holandë dhe se kjo duhet të alarmojë Qeverinë. Deklaratat e deputetes demokrate u bënë pas mbledhjes së komisionit të jashtëm, ku ajo ishte e pranishme.