Nga Bledi Mane/I nderuar zoti kriminel.
Mes tollovisë, të vërtetave, legjendave, anatemimeve, gjobave, trafiqeve, vrasjeve, kërcënimeve, pengmarrjeve ti më në fund bëre diçka fisnike. Ti i nderuar zoti kriminel zgjove kujtesën kolektive në këtë vend të keqarsimuar dhe falë teje doli lakuriq e pa brekë ajo mafia më e poshtër, më e ndyrë, më hileqare dhe më hipokrite.
Shqipëria e famshme me kriminalitetin e saj ka në qarkullim ” mafien e betonizimit”, “mafien e ilaçeve” “mafien mediatike”, “mafien politike”, “mafien e kurvave” dhe ti më në fund u bëre sebep që mileti injorant apo intelektual të njohë edhe më të keqen mafie, “mafien e universiteteve”…
Ti i nderuar kriminel bëre të kthejnë kokën qytetarë, gazetarë, lektorë, profesorë, studentë, prindër, halexhinj e zengjin dhe nesër kur të shkojnë të votojnë ti thërrasin mendjes jo vetëm për paranë publike, jo vetëm për universitetet publike por edhe për të shenjtën, të ardhmen e gjeneratave!
Ndaj i dashur kriminel të falënderoj që si mace e zezë ua preve rrugën në mes zagarëve me grada shkencore e ua zure në grykë kockat e vjedhura dhe lehjet e tyre atë natë të ngrohtë prilli kur Tirana si zakonisht hapej bythësh nëpër Bllok…!