Sa për negociatat për shitjen e marrëveshjes koncesionare të Aeroportit të Rinasit, Keri thotë se Ministria është vënë në dijeni nga pala gjermane për negociatat, dhe se është në pritje të përgjigjes përfundimtare e cila doi vijë pas përfundimit të tratativave. Sa për çmimet e biletave, Keri thotë se Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit aplikon tarifa shumë të larta aeroportuale prek jo me pak se 40 euro për individ, shkak për të cilin çmimi i biletave nuk mund të bjerë nën kuotën e 80-100 eurove për person. Aeroporti i Kukësit do të bëjë të mundur çmime biletash nën 40 euro. Sipas Kerit, së shpejti duket se do të kemi edhe një aeroport të tretë në Sarandë, i cili do të orientohet kryesisht nga turizmi.