Deputeti socialist, Ben Blushi shprehet kundër futjes së lëndëve fetare në sistemin arsimor. I ftuar te “5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv, Blushi theksoi se reforma në arsim duhet të bëhet për arsye të tjera.
Sipas tij, lëndët fetare janë një çështje e parëndësishme, pasi siç shprehet ai, shkolla nuk vuan nga mungesa e njohurive për fenë.
“Më duket e parëndësishme. Është shpejt të them e dëmshme. E para se nuk besoj se shkolla vuan, se nxënësit nuk kanë njohuri mbi fenë. E dyta nuk jemi një vend që e kemi akoma këtë shqetësim. Shkollat nuk vuajnë nga kjo gjë, vuajnë nga çështje të tjera dhe kjo nuk është një reformë. Shkolla ka nevojë për reformim për arsye të tjera. Kjo është totalisht jo thelbësore e cila po krijon një debat që reformon shkollat”, u shpreh Blushi.
Do doja ta nisnim bisedën nga ngjarja e javës apo e muajit, vizita e Kryeministrit Rama në Washington, takimin me presidentin Obama dhe zv/presidentin Biden si e komentoni ju? ishte e suksesshme apo rutinë që nuk prodhoi diçka?
Unë besoj se çdo vizitë e tillë është e rëndësishme për Shqipërinë dhe marrëdhëniet 25 vjeçare me SHBA. Vizita është historike, edhe për mesazhet e saj. Besoj se janë frymëzim të tilla vizita për të vazhduar rrugën e reformave, e cila mbetet një pikë e nxehtë jo vetëm për marrëdhëniet ndërpolitike por edhe në raport me komunitetin ndërkombëtar dhe me SHBA që mbetet një pikë e rëndësishme. Shpresoj që takime të këtij niveli t’i shërbejnë Reformës.
E vetmja marrëveshje që u nënshkrua ishte ajo e ministrit Tahiri me shefin e FBI-së, ju mendoni se do ndryshojë diçka në drejtësinë shqiptare pas kësaj vizite, do ketë të ndëshkueshëm?
Unë kam folur për këtë çështje në parlament, jam një prej pak deputetëve në atë sallë që kam filluar të dyshoj se kjo shtyrje e reformës prej 6 muajsh, mos realizimi i dekriminalizimit, mosmiratimi i Byrosë, më ngjajnë si një marrëveshje e heshtur për t’i shtyrë gjërat.
Marrëveshje mes kujt?
Mes palëve në Kuvend, dhe kjo s’është një gjë që s’ka ndodhur në 25 vjet. Rama është shprehur se asnjë nga deputetët socialistë dhe asnjë nga deputete e kryetarët e PS nuk i prek ky ligj. E para, nuk jam i prirur ta besoj se pati një sensibilitet të lartë për ligjin e dekriminalizimit, ishte një kusht i BE që më në fund u miratua, mbas një përçapje të gjatë që e ka dëmtuar në thelb ligjin, por që u miratua më në fund në dhjetor të 2015. Nëse kryeministri thotë se u miratua ligji kot se s’do kapi askënd, çështja është pse u miratua dhe pse u negociua kaq gjatë duke kursyer dhe detaje se mund të shpëtojë dikë siç kam dëgjuar.
Mund të jeni më të qartë në këtë pikë?
Po them çfarë kam dëgjuar, s’kam hyrë në detaje. Ajo që them si qytetare është se si ka mundësi që një ligj aq i përfolur ka 4 muaj që nuk zbatohet dhe askush nuk penalizohet, as deputet as nëpunës të administratës. Pse duhet të presim kaq gjatë për të zbatuar një ligj, taksat ua marrin para miratimit të buxhetit kur vjen puna të ndëshkimi jo duhet të presim. E keni parasysh njerëz që prangosen se nuk paguajnë 500 lekë energjinë, po ata që nuk paguajnë 200 mln janë prangosur jo, prandaj them se në perceptim gjithkush pret që reforma të garantojë ndëshkueshmëri. Prandaj them se ligji i dekriminalizimit është një parathënie e ndëshkimit.
Po pse ka dështuar, çfarë duhet bërë që të zbatohet?
Nëse i shkojmë logjikës së Ramës që s’do kapë askënd kemi dy çështje, ose vërtetë në atë parlament e në pushtet lokal s’ka njeri me precedent ose ligji është hartuar në atë mënyrë që mos kapi askënd si një salamandër që mos preki askush.
Çfarë modalitetetsh të tjera duhet të kishte?
Unë nuk jam negociator as hartues, unë them se ky ligj nuk po prek akoma askënd dhe kjo nuk është e drejtë. Nëse pyesim shqiptarët a ka deputetë të inkriminuar, jam i sigurt që do thonë po në masën 99%. S’ka rëndësi nëse janë demokratë a socialistë, po si ka mundësi kjo gjë?! Po devijojmë mundësinë që Shqipëria ka për të ndëshkuar pushtetarët…
Pse jeni skeptik për Reformën kur ka dy momente të rëndësishme, krijimi i Byrosë dhe Vetingu?
Nuk jam as hartues as negociator, por më e rëndësishmja është se si shqiptar dhe shumë deputetë sot shumë pak dihet se çfarë do të sjellë kjo reformë, shumë pak dinë cila do jetë arkitektura. Mund të jetë e mirë, por s’ka transparencë. Publiku është gjykatësi këtu. Kjo reformë ndryshon elitën e drejtësisë. Ku është garancia që me hyrjen në fuqi të Reformës, këta njerëz gjykatës e prokurorë ndryshojnë? Unë besoj se nuk ka. Po nëse kjo po negociohet kaq gjatë, unë mendoj se kjo do quhet Reformë por s’do ketë gravitet. Po flas për një perceptim.
Rama pushtoi shumë faqe amerikane me një deklaratë provokative kundër Donald Trump. E quani të nevojshme që kryeministri i një vendi të vogël të hyjë në fushatën elektorale të një vendi si SHBA?
Unë besoj se ne duhet të kemi një interes të vetëm sa i takon zgjedhjeve në SHBA, që janë garanti i dukshëm i mbarëvajtjes së punëve tona prej shumë kohësh. Në një kuptim interesi ynë strategjik dhe interesi ynë mos të ndryshojnë marrëdhëniet tona me SHBA.
Ju po lini të nënkuptohet se zgjedhja e Trump do ndryshojë marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë?
Këtë nuk e di, por deri në këtë fazë fushata është orientuar brenda vendit dhe shumë pak kandidatët nuk kanë një qasje të qartë për politikën e jashtme.
Deklaratat e Ramës ju i mbështesni?
Unë mbështes vetëm që amerikanët të zgjedhin atë që mendojnë dhe siç mendoj që çdo amerikan të mos ndërhynte në zgjedhjet tona të lira. Edhe them se Klinton mbetet një kandidate e preferuar për shkak se politikat e saj dhe të bashkëshortit të saj në raport me Kosovën dhe Shqipërinë kanë qenë favorizuese çka do të thotë se kandidatët e tjerë duhet të paragjykohen
Një temë e debatueshme është, futja e elementëve, fesë në shkolla?
Më duket e parëndësishme. Është shpejt të them e dëmshme. E para se nuk besoj se shkolla vuan, se nxënësit nuk kanë njohuri mbi fenë. E dyta nuk jemi një vend që e kemi akoma këtë shqetësim. Shkollat nuk vuajnë nga kjo gjë, vuajnë nga çështje të tjera dhe kjo nuk është një reformë. Shkolla ka nevojë për reformim për arsye të tjera. Kjo është totalisht jo thelbësore e cila po krijon një debat që reformon shkollat.
Po ngjallet njëlloj rreziku islam, ka dhjetëra që shkojnë në luftën e Sirisë dhe zhvillohet edhe një gjyq, emri juaj është përmëndur, një nga imamët ju ka kërcënuar me prerje koke…
Unë jam në dijeni nga shtypi se këto janë raportime nga seancat gjyqësore dhe s’më thonë asgjë të madhe. S’besoj se duhet të bëhet kaq e madhe.
Doja t’ju pyesja për një kërcënim të fundit, a ka sfond politik kjo ngjarje?
Mua nuk më duket se ka sfond politik. Natyrisht mbetet të hetohet sa kërcënimi është i vërtetë, por fakti se policia ka nisur hetimet diçka duhet besuar. Për fat të keq edhe universitet ka hyrë krimi. Sidoqoftë besoj që opinioni publik duhet të njihet me faktin ka patur ose jo kërcënim dhe e dyta sigurisht policia duhet të zbardhë se pse një njeri nga bota e krimit ndikon në një garë për rektor të Universitet Publik. Një njeri kaq i ekspozuar çfarë interesash ka. Sidoqoftë besoj se një interes që më bën të dyshoj është. Ministria e Arsimit duhet të qetësojë palët është mbikëqyrja e palëve, e pamundur që s’ka reagim.
A keni informacion se këta element kriminal janë përdorur nga drejtuesit e politikës apo e PS në veçanti?
Unë nuk di çfarë është folur por s’kam informacione. Sigurisht që një deklarim i qartë dhe i prerë i MAS në emër të qeverisë do të zbehte dyshimet e njerëzve sepse heshtja bën palë ministrinë e arsimit. Nëse standardi prishet ne Universitete s’kemi garanci që ata mund të prodhojnë…