Ushtria ruse ka hedhur poshtë kritikat nga Komanda Evropiane e SHBA-ve, se një avion rus kishte bërë manovra agresive pranë një aeroplani të SHBA-ve mbi Detin Baltik, incident i dytë i këtij lloji brenda një jave.
Rusia hodhi poshtë këto deklarata duke thënë se ato bien ndesh me realitetin, dhe se në fakt avioni i tyre reagoi kur “u vërejt një objektiv i paidentifikuar” i cili me shpejtësi të lartë po i afrohej kufijve rus në Detin Baltik, transmeton kp.
“Pasi avioni amerikan bëri ‘kontakt vizual’ me avionin rus Su-27, ai ka ndryshuar kursin e tij duke ju larguar kufijve të Rusisë, ka thënë zëdhënësi rus i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov.