• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Xhaxhai i Aleks Nikës: E vrau Ndrea Prendi, duam hakmarrje përmes ligjit

by Java News
18/04/2016 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut, me anë të një shkrese drejtuar qeverisë shqiptare, dërguar pak ditë më parë, ka kërkuar informacion në lidhje me ecurinë e procesit të “21 Janarit”. Procesi gjyqësor ndaj të akuzuarve për ngjarjet e “21 Janarit” ka mbetur pezull që prej tetorit të 2013-ës. Vendimi përfundimtar i Gjykatës së Lartë është kusht kryesor për nisjen e procesit gjyqësor në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Por, për të mësuar më shumë në lidhje me këtë letër të Strasburgut, “Gazeta Shqiptare” ka mundur të zhvillojë një intervistë me Mark Nikën, xhaxhain e Aleks Nikës, i cili humbi jetën në protestën e 21 janarit 2011.

Z. Nika, para disa ditësh Gjykata e Strasburgut i dërgoi qeverisë shqiptare një letër, ku i kërkonte informacion më të zgjeruar në lidhje me ngjarjen e “21 Janarit”. A është e vërtetë që ju jeni ankuar në Gjykatën e Strasburgut?

Informacionet Strasburgut i kanë shkuar në shumë rrugë. I kanë shkuar dhe nga Këshilli i Europës, sepse ne kemi takuar edhe deputetë të Këshillit të Europës dhe kemi kërkuar drejtësi nga drejtësia europiane. Drejtësia shqiptare nuk funksionon. Edhe ambasada amerikane është e interesuar për këtë çështje, kërkon shpjegime nga qeveria shqiptare se pse po mbahet ky qëndrim. Në fakt, çështja kalon në disa faza. Duhet të shprehet Gjykata e Lartë dhe pas kësaj, nëse s’do jemi dakord me vendimin e Gjykatës së Lartë, çështja shkon në Gjykatën Kushtetuese. Kalohen këto faza dhe pastaj mund të bëjmë secili vetë ose bashkërisht ankimin kundër vendimit të gjykatës shqiptare. Kjo është ideja. Është një kërkesë e të gjithë familjarëve, nuk është individuale. Kërkesa jonë ka qenë dhe vazhdon të jetë se përderisa drejtësia këtu te ne ka dështuar me hetimin e çështjes, kemi kërkuar dhe do vazhdojmë të kërkojmë në drejtësinë europiane që çështja të zbardhet.

Keni shpresa se kjo çështje do marrë një zgjidhje?

Nuk besoj te kjo drejtësi, për mua procesi është i manipuluar. Jam në një pozitë shumë të vështirë kur shoh vrasësit në parlament e në rrugë, nuk di çfarë të them. Presim të kalojnë proceset dhe do të shkojmë në Strasburg, se drejtësia te ne nuk funksionon, sepse duhet të ishte gjykuar si çështja më e rëndësishme që ka shteti sot, por shteti hesht, drejtësia hesht, nuk japin shpjegime. Ne as nuk na kanë pranuar as për të biseduar as prokuroria, as gjykata për këtë punë. Ne nuk e dimë se si është procesi.

Aktualisht në çfarë faze jeni??

Kjo çështje tani është e ngrirë në Gjykatën e Lartë. Siç duket, nuk kanë kurajën as morale, as profesionale të shprehen. Ne nuk ia imponojmë gjykatës, ajo është e lirë të vendosë, por siç po kuptojmë, gjykata është e kapur nga politika. Ka 2 vite e pak, ato kanë gjykuar çështje që kur i kanë interesuar politikës për 1 javë, për 5 ditë, ndërsa çështjen tonë e trajtojnë si të parëndësishme, për shkak se akuzat përfundimtare kanë qenë vrasje nga pakujdesia.

Po me çështjen e nipit tuaj, Aleksit, çfarë po bëhet?

Çështjen e Aleksit e ka prokuroria, akoma nuk ka konkluduar për ato, janë në gjykatë. Gjykata e Lartë i ka për një akuzë qesharake “vrasje nga pakujdesia”. Prokuroria ka lejuar mangësi në hetim, që shfrytëzohet nga gjyqtarët. Për shkak të trysnisë politike, ende pa e ditur si ka ndodhur ngjarja, u tha që është vrasje e afërt me armë, që nuk e disponon Garda e Republikës, çka nënkupton se ishte një skenar i përgatitur, vrasje e qëllimshme. Nuk e di se si do veprojë Gjykata e Lartë. Ka dy muaj që thonë se do japin vendimin, por nuk kanë forcë. Nuk do bëhemi gjakhumbës, por hakmarrja të bëhet nëpërmjet ligjit, nëpërmjet shtetit, jo nëpërmjet familjarëve. Ne kemi folur si familje për ta zgjidhur vetë, sepse unë e di kush e ka vrarë Aleksin, dmth është qëlluar me armën e tij, arma është e Ndrea Prendit, por kanë fshehur provat. Por çdo gjë është e filmuar, është pranuar vetë edhe nga ish-kryeministri që u vrasim përsëri. Edhe presidenti Bujar Nishani ka influencuar negativisht në këtë hetim. U tha se kur të vijë Paria Socialiste në pushtet, do zbardhet çështja e “21 Janarit”. Kjo nuk është realizuar, nuk e di a është paaftësi, nuk e di as vetë pse, por për mua procesi është i falsifikuar. Nuk kam besim.

Cili është apeli juaj dhe për kë?

Apeli im është për qeverinë, shtetin. Unë dhe të gjithë familjarët e atyre që humbën jetën në protestën e 21 janarit i kemi sytë te drejtësia. Apeli është që drejtësia të vihet në vend dhe të mos zvarritet më kjo çështje.

BW

Next Post

Ministrja e Mbrojtjes së Italisë viziton Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

August 30, 2026
Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

August 30, 2026
VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

August 30, 2026
7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

August 30, 2026
Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

August 30, 2026
20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

August 30, 2026
Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

August 30, 2026
“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

August 30, 2026
Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

August 30, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Përpjekje për të gjetur alibi për lirimin e mundshëm të Veliajt

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com