Blendi Klosi ka reaguar pas takimit të deputetit Ben Blushi në Berat e disa mbështetës të tij. Klosi e quan takimin e Blushit si një takim ku demokratët shajnë Partinë Socialiste përpara një deputeti socialist.
“Si i deleguar i PS në qarkun Berat dëshiroj të ndaj një te vërtetë të thjeshtë lidhur me takimin e sotëm të Ben Blushit në qytetin e 1001 dritareve. Ndonjë media flet për 150 vetë të pranishëm si anëtare dhe themelues te PS!
Fatkeqesisht kjo është e pavërtetë dhe pjesëmarresit kanë ngjallur një ilaritet të madh në PS-në e Beratit për hir të së vërtetës. Të pranishmit, as sa gjysma e numrit të deklaruar për mediat, s’kanë asnjë lidhje me PS-në. Jo vetëm kaq. Ky ka qëne një rast i mirë mesa duket që njerëz të PD-së apo të të gjjtha partive, të kalojnë një të shtunë duke sharë qeverinë dhe PS-në nën udheheqjen e një deputeti të PS-së!”.