Mbrëmja e djeshme në emisionin “Zonë e Lirë” ka zbuluar detaje nga jeta private e këngëtares Bleona Qerreti. Duke rrëfyer për jetën e saj, Arjan Çani e ka pyetur në lidhje me mardhëniet e saj me njerëzit e famshëm. Bleona nuk ka mbajtur rezerva, por ka rrëfyer se ka kryer mardhënie seksuale me aktorin e famshëm të filmave aksion Jean Claude Van Damme.
Çani ka menduar se ishte thjesht një batutë e saj dhe e ka kaluar me sportivitet, ndërkohë që Bleona ka ngulur këmbë duke thënë se është e vërtetë.
“Kam fjetur me Van Damme dhe ishte shumë i mirë në shtrat, sepse ishte sensual. Më pëlqejnë meshkujt sensual”. Arjan Çani ka treguar një foto ku Bleona dhe aktori shihen bashkë dhe ajo është shprehur: “Këtë foto e kemi pas seksit në varkën e një mikut tim.
Më tej këngëtarja e njohur shqiptare ka folur edhe herë të tjera për një libër që ka në plan të botojë së afërmi. Një libër për jetën e saj, ku siç thotë ajo do të ketë histori të verteta, ngjarje reale dhe personazhe realë me emra e mbiemra. “Do të jenë meshkujt me të cilët kam bashkëpunuar dhe me ata me të cilët kam shkuar në shtrat”, tha ajo. E pyetur nga Çani nëse ky libër do të trazonte jetën e këtyre meshujve, ajo tha “ata që bënë të qaj mua para 10 vitesh do të qajnë sot…”
Çani i ka përmendur dhe aktorë të tjerë, por Bleona i ka qëndruar “besnike” Van Damm-it. Në fund të deklaratës, Çani ka gjetur rastin t’i japë Bleonës një tjetër puthje në buzë.