Ish kreu i policisë Bashkiake dhe Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor të Tiranës, Florenc Hoxha dënohet nga gjykata me 1 vit e 4 muaj burg. Ky dënim ndaj Hoxhës është dhënë për dy akuzat që rënduan ndaj tij me një vit burg për “Shpërdorim detyre” dhe 4 muaj e konvertuar në shërbim prove për akuzën e “Plagosjes së lehtë” dhe “Kryerja e veprimeve arbitrare”.
Pas vendimit që Gjykata e Tiranës dha për Ish-kreun e policisë Bashkiake dhe Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor të Tiranës, Florenc Hoxha, duke e dënuar atë me 1 vit e 4 muaj burg, ka reaguar ky I fundit. Me anë të një status në rrjetin social Hoxha e ka cilësuar këtë një sulm politik që vazhdon dhe se është adresuar me urdhër nga ‘lart’.
“Sulmi politik vazhdon, dhe standardet e dyfishta ne favor te qeverise vetem sa shumefishohen çdo dite. Disa media kane gjetur te bejne lajmnje vendim gjykate ndaj meje, prove e deshtuar qe ne nisje dhe e stisur qartazi nen presion nga “lart”. E verteta eshte e thjeshte dhe do te dale shume shpejt. Une jam proçeduar per nje objekt qe NUK eshte ndertuar ne kohen kur une ushtroja detyren si kryeinspektor i INUV.Fakt ky i vertetuar lehtesisht dhe i dokumentuar. Ndersa duhej te mbante pergjegjesi Zydiu i Rames, qe ka shkelur ligjin pikerisht per kete objekt, urdherohet proçedimi penal ndaj meje. Romen e dogji Neroni por hajde te denojme Galben!
Te vetmet vendime dhe masa administrative ndaj ndertimit pa leje mbajne firmen time ne momentin kur une kam marre detyren e kryeinspektorit te INUV,ndertim pa leje per te cilin Zydin e Rames mund edhe ti jepet nje dekorate per merita dhe kontribute te vecanta ne betonizimin e Tiranes. Standarti i ri: Dekorojme fajtorin, denojme zbatuesin e ligjit!
Gjyqtari i çeshtjes, mesa duket zoteron aftesi paranormale te analizes se teksteve, pasi çuditerisht, pak minuta pasi i jane paraqitur konkluzionet nga ana e mbrojtjes ka dale me vendimin ne fjale. Do i kete lexuar valle? Por mbi te gjitha me cfare shpejtesie i ka lexuar, analizuar dhe peshuar dhe ne perfundim vleresuar?!
Une jam i pergatitur per sulmet politike, e di qe ato do te vazhdojne. Por drejtesia do te vendoset shume shpejt. Do ti kerkoja medias ti referohej fakteve, jo inatit apo mllefeve politike te kryeministrit. Ne çdo moment, jam i gatshem dhe do te mbaj pergjegjesi deri ne fund per detyren qe kam ushtruar. Detyre te cilen e kam ushtruar ne perputhje dhe besnikeri te plote te ligjit.”