Turpi i një fëmije tre vjeçare siriane, që besohet të jetë refugjate, është gjetur në rrjetën e një varke peshkimi në bregdetin turk.
The Mirror shkruan se varka e peshkimit ishte duke lundruar në Izmir, kur vajza e vogël u zbulua.
Varka u shoqërua në një port të afërt, ku trupi i fëmijës iu dorëzua autoriteteve.
Fati i prindërve të vajzës është i panjohur në këtë moment.
Pas një ekzaminimi fillestar nga një prokuror publik, trupi i vajzës është kthyer në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Izmirit.