Uniformat blu të Elbasanit, pas informacioneve të marrë në rrugë operative, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Emiliano Tafa, 32-vjeç, banues në Elbasan.
Sipas policië, gjatë një kontrolli të ushtruar në ushtruar në automjetin tip “Jaguar” të të ndaluarit, u gjetën dhe u sekuestruan 293 fara bime, të dyshuara si Cannabis Sattiva, të cilat dyshohet ti ketë patur me qëllim për t’i shitur.
Ndërkohë, gjatë kontrolli në banesën e tij, grupi hetimor ka gjetur edhe një armë zjarri “revolver me mulli” e kalibrit 9 mm të cilën gjithashtu e kanë sekuestruar.