Në emsionin ‘Top Story’, që Sokol Balla e ka zhvilluar mbrëmjen e sotme nga Uashingtoni, kryeministri i vendit Edi Rama i është përgjigjur pyetjeve rreth takimit, por dhe rolit të Shqipërisë në krizën e refugjatëve.
I pyetur pse qeveria shqiptare po ndjek dy standarde, atë të pranimit të muxhahedinëve dhe refuzimit të refugjatëve, Rama tha se nuk ka asnjë paralele dhe se Shqipëria nuk mund të mbajë një barrë e vetme për të mbrojtur Europën.
Kreu i qeverisë tha se pranimi i anëtarëve te MEK i bën nder Shqipërisë.
Ndërkohë, kryeministri i vendit komentoi edhe reformën në Drejtësi duke thënë se nuk është nevoja për të konstatuar mbështetjen amerikane sa i përket kësaj reforme.
“Ne nuk kemi më kohë dhe kemi qenë të gatshëm që në fillim. Jemi partia që s’kemi bërë asnjë oponencë apo rezistencë për të penguar apo vonuar procesin e reformës” – tha Rama.
Edi Rama tha se nuk do të lejojë që që të cënohet reforma në drejtësi për shkak se kërkohet vota e palës tjetër.
“Mund t’ju them se në draft përcaktohet qartë se gjyqtarët do të kalojnë një proces vetingu dhe skanim të plotë për të vazhduar ose jo si gjyqtarë të Republikës së Shqipërisë. Zyrat do te kenë 150 persona që do të merren vetëm për këtë proces” – tha Rama.
I pyetur rreth komenteve që ish-kreu i qeverisë Berisha bën në Facebook rreth Ramës dhe vizitës së tij në SHBA, Rama tha se nuk e ka Berishën ‘friends’ në Facebook.