Autoportreti monumental i artistit të grafitit Jean-Michel Basquiat, i realizuar nga 1982, i cili paraqiste sipas tij figurën e zjarrtë të demonit, mund të arrijë një vlerë prej 40 milionë dollarë amerikanë në një ankand në Christie në Nju Jork.
Burime të ankandit thonë se auto-portreti “Untitled 1982” shfaqet në çdo ekspozitë retrospektivë të rëndësishme të Basquiat. Vepra e Basquiat, e cila është realizuar me ngjyra shpërthyese do të ofrohet në Christie në maj, referuar BETA-s.
Basquiat e realizoi për 22 vjet autoportretin në qytetin italian të Modenës.
Ai u bë i njohur si një artist i shquar për mbishkrimet e ndryshme në New York dhe u bë një nga artistët më të njohur të artit. Rekordi i ankandit për vlera të shitura është 48.8 milionë dollarë dhe ka shkuar për punën “Dustheads”, e cila është shitur në vitin 2013, nga Christie. Basquiat vdiq në vitin 1988 në moshën 27-vjeçare prej drogës.