Një inspektor i policisë ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.
Burime zyrtare nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se inspektori Shpëtim Loka, banues në Babrru, është arrestuar pas denoncimit që ka bërë bashkëshortja e tij në polici.
Sipas policisë, Loka e dhunonte shpesh bashkëshorten për arsye xhelozie.
Inspektori Shpëtim Loka punonte në stacionin policor në Sopik, Gjirokastër.