Pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok, Forca e Sigurisë së Kosovës kërkoi lejen e KFOR që të shkojë në Veri, aty ku i ndalohet të dislokohet që nga vitit 2013 pas një garancie të ish-kryeministrit të kohës, Hashim Thaçi.
Refuzimi i kësaj leje nxiti një debat nëse erdhi si pasojë e mungesës së besimit ndaj institucioneve të Kosovës pasi Qeveria u kritikua për veprime të njëanshme në Veri.
“Kur një faktor i rëndësishëm ndërkombëtar nuk ka besim te pjesa politike e një shteti atëherë nuk iu beson as organeve të sigurisë sepse këto organe të sigurisë komandohen dhe drejtohen pikërisht prej këtyre instucioneve dhe ky është ai problemi kryesor për të cilin mendoj që po ndodh në këto momente me FSK”, tha ish-ushtaraku Hysen Gecaj.
Megjithatë, refuzimi i lejes shihet edhe si përpjekje që të mos shfrytëzohet si alibi nga grupet kirminale që të tensionohet edhe më tej situata dhe të fajësohet Kosova.
“Nuk ka asgjë të keqe te ky refuzim në kuptim të prishjes së raporteve KFOR-FSK por besoj që e tëra ka shkuar në dobi të stabilitetit, funskionalitetit dhe mekanizmave oepracionalë kompetentë për të reagur në situata të tilla”, tha ish-zv/ministri i Brendshëm, Valdet Hoxha.
Prezenca e shtuar e KFOR-it si reagues i tretë, por edhe të Policisë së Kosovës si i pari dhe EULEX si i dyti, shihet si një tjetër arsye që Forca e Sigurisë të mos e kalojë Ibrin.
“Shumë e logjikshme në kuptimin profesional që derisa ka një forcë të armatosur në një rajon të caktuar e cila vepron nuk mund të shkojë edhe një forcë tjetër e cila mund të ketë një planë më ndryshe sesa ajo e para për ofrimin e mbrojtjes dhe sigurisë sepse ato më pastaj bien ndesh njëra me tjetrën”, tha ish-ushtaraku Hysen Gecaj.
“Gjithçka besoj është vlerësuar brenda aryeshmërisë së këtij reagimi, është vlerësuar si çështje kryekëput e kompetencës së këtyre tre komponentëve [Policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR] prandaj FSK për këtë ndoshta është refuzuar që të shkojë në veri të vendit”, tha ish-zv/ministri i Brendshëm, Valdet Hoxha.
KFOR, pëmes një reagimi dënoi ashpër sulmin terrorist në Zubin Patok, ndërsa konfirmoi se ka shtuar personelin rreth ujësjellësit në Ibër Lepenc dhe në zonën përreth.