Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Spitallë të Durrësit.
Një kalimtare u përplas nga një automjet në vijat e bardha.
Paraprakisht deklarohet se e aksidentuara është një e moshuar që në gjendje të rëndë e kanë dërguar për ndihmë të specializuar mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë.
Burime nga policia e Durrësit bënë të ditur se drejtuesi i automjetit, një i ri, është ndaluar nga policia.