Skandali me thirrje raciste të tifozëve nga tribunat nuk mjaftoi që UEFA ta dënonte si duhet. Përkundrazi, organi që drejton futbollin kontinental dënoi Kosovën për braktisje të fushës, duke i dhënë Rumanisë fitoren në tavolinë.
Rumunët i’a hodhën vetëm me gjoba, por ndëshkimet e lehta nuk mjaftuan që ti kënaqnin. Federata e Rumanisë njoftoi se do të kundërshtojë vendimet e UEFA-s dhe do ta kalojë çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, shkruan A2 CNN.
Sipas presidentit të federatës, dënimi financiar për Rumaninë ishte më i ashpër nga sa duhet. Por, duket qartë që kjo çështje nuk ka lidhje me paratë, sepse për të ulur gjobën prej 128 mijë eurosh, ata janë të gatshëm të paguajnë rreth 200 mijë euro, raporton A2 CNN.
Pas vendimit për të shkuar në CAS, në fakt fshihet paturpësisht qëllimi për maskuar skandalin e ndodhur në Bukuresht.
Pavarësisht sharjeve dhe ofendimeve kundër Kosovës, të regjistruara me video dhe audio, në njoftimin e saj federata këmbëngul se: “tifozët rumunë kanë pasur një sjellje të civilizuar gjatë lojës dhe ata u provokuan”.