Qarku i Shkodrës vijon të ketë probleme të shkaktuara nga reshjet e dendura të dëborës. Bëhet me dije se vijon të mungojë energjia elektrike në njësitë administrative Shosh dhe Shalë, ndërsa aksi rrugor Prekal – Kir mbetet ende i bllokuar.
Po ashtu, mbetet i bllokuar edhe aksi Muriq – Nikç, ndërsa po planifikohet ndërhyrja në ditët në vijim.
Në Bashkinë Fushë Arrëz, vijon të ketë shkëputje të energjisë elektrike në njësinë administrative Iballë.
Shoferët që udhëtojnë në këto zona malore apelohet të përdorin goma dimërore.
/a.r