Ky dhjetor e gjeti Shqipërinë me 119 raste të reja të diagnostikuara me HIV/AIDS në vendin tonë. Në një intervistë për Report Tv, mjeku infeksionist Arjan Harxhi thotë se ky numër është i lartë për një vend të vogël si Shqipëria, ndërsa 4 prej rasteve janë fëmijë.
“Numër i raportuar nga ISHP që del nga rastet e diagnostikuara në një vit. Numri i rasteve është një tregues, pak a shumë e njëjta situatë si vjet.
Në rang evropian e global ka rritje të numrit të rasteve pas pandemisë, lidhur me ndoshta shumë faktorë, si dhe infeksione të tjera SST, që janë rritur pas pandemisë. Renditemi me prevalencë të ulët, por 119 raste të reja n
Shqetësues vijon të jetë transmetimi nga nëna te fëmija, ndaj Harxhi thotë se, edhe pse çdo grua duhet të testohet, kjo ndodh në një masë të ulët.
“4 fëmijë, të transmetimit nga nëna të fëmija. është infeksion plotësisht i parandalueshme, nëse diagnostikimi I shtatzënës bëhet në kohë. Testimi të ofrohet nga ofruesit e kujdesit shëndetësor. Duhet të testohet të paktën njëherë, por nuk është zbatuar protokolli i testimit të gruas shtatzënë. Mbi 7 mijë gra të testuara sivjet, testohet vetëm 1/3 e tyre. Diçka nuk shkon”, shtoi ai
Shkaqet i sheh te sjelljet e rrezikshme seksuale, ndërsa apeli shkon kryesisht për personat e kësaj kategorie.
“3 meshkuj-1 femër. tregues i një sjellje më të rrezikshme seksuale. Tek të rinjtë homoseksualë. Kemi nevojë për studime për sjelljet e rrezikshme seksuale, dhe të ndërtohet strategji. Infeksioni është i pranishëm, nëse kryeni sjellje seksuale të rrezikshme, risku është për të marrë HIV. Kushdo që ndjehet i rrezikuar, të bërë testimin të këshillojë të afërmit të jenë të kujdesshëm”, nënvizoi mjeku
Mjeku Arjan Harxhi thotë se aktualisht kanë mbi 900 pacientë me HIV/AIDS që marrin terapinë antiretrovirale, që rimbursohet nga shteti. Sipas tij, është e rëndësishme që ndërgjegjësimi të shtrihet gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm në ditën ndërkombëtare kundër kësaj sëmundjeje.