Shtatë vjet pas vrasjes së 33-vjeçarit Edvin Sadiku në Itali, mediat shkruajnë se autoritetet kanë vënë në pranga kreun e një grupi kriminal në Cipriano di Bitono. 37-vjeçari i vënë në pranga, nga qyteti i Barese-s, akuzohet për vrasje me paramendim, armëmbajtje pa leje rënduar nga metoda mafioze.
33-vjeçari u gjet i vrarë në 2017 në rrethinat e Barit, në jug të Italisë. Shqiptari ishte qëlluar me 3 plumba pistolete dhe njëri prej tyre e kapi në kokë.
Hetimet zbuluan se gjatë asaj mbrëmje, Sadiku kishte kryer një grabitje me dhunë me të arrestuarin, duke goditur pronarin e një makine me qytën e pistoletës pas një përpjekje për t’ia vjedhur. Më pas ata lëvizën me dy makinat, ku i arrestuari së fundmi e qëlloi me të paktën 12 plumba Sadikun.
Vendimi për ta eliminuar ishte marrë nga vetë 37-veçari, kreu i organizatës kriminale Cipriano, për të shmangur rrezikun e ndonjë bashkëpunimi të shqiptarit me drejtësinë dhe ai mund të hapte gojën për krimet që kanë kryer drejtuesit e organizatës kriminale.
Edvin Sadiku ishte një person i njohur për policinë italiane. Ai rezultonte me disa precedentë për trafik lëndësh narkotike.
/a.r