Policia Rrugore në kryeqytet ka bërë bilancin javor të punës, duke informuar se janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore, të cilat kanë çuar në arrestimin e 21 drejtuesve të mjeteve.
Katër persona janë ndaluar për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 5 persona pasi lëviznin pa leje drejtimi, 7 të tjerë për shkelje të rregullave të qarkullimit, një shofer pasi qarkullonte nën ndikimin e lëndëve narkotike, dy persona për largim nga vendi i aksidentit dhe dy të tjerë janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore pasi rezultonin të shpallur në kërkim.
Po ashtu “Rrugorja” nuk është kursyer aspak me gjobat, duke vendosur 11.174 masa administrative, mesatarisht 1.596 në ditë. Ato variojnë për shkelje si shpejtësia mbi normat e lejuara, përdorimi i celularit gjatë vozitjes, apo mos vendosja e rripit të sigurimit dhe drejtimi nën ndikimin e alkoolit.
Policia ka bllokuar 6 automjete, përfshirë katër për verifikim nga trafiqet.
/a.r