Kryeparlamentarja Elisa Spiropali e ka konsideruar një moment kyç daljen e Shqipërisë pas 29 vitesh si anëtare e Këshillit të Evropës nga lista e vendeve në monitorim dhe vendosja e saj në proces post monitorimi. Në fjalën e saj në mbledhjen e Komisionit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Spiropali rikonfirmoi edhe njëherë angazhimin e Kuvendit për udhëheqjen e procesit të reformave dhe progresit të Shqipëria. Ajo shtoi se reforma në drejtësi, reforma administrativo-territoriale, lufta kundër korrupsionin dhe ligji për pakicat kombëtare, kanë qenë thelbësore për progresin e bëra nga Shqipëria.
“Dalja e Shqipërisë pas 29 vitesh si anëtare e KE nga lisa e vendeve nën monitorim dhe vendosja në proces post monitorimi.
Rikonfirmoj angazhimin e Kuvendit për të udhëhequr procesin e reformave dhe progresin e Shqipërisë.
Çështjet kryesore që kanë mbajtur Shqipërinë në monitorim nga Asambleja Parlamentare e KE, ishin reforma gjithëpërfshirëse në drejtësi, lufta kundër korrupsionit, reforma administrativo-territoriale, liria e medias, reforma në administratën publike, ligji për mbrojtjen e pakicave, reforma zgjedhore.
Progresi i reformës në drejtësi, ligji i vitit 2017 dhe reforma e 12014 elementë kryesorë për ta kaluar Shqipërinë në fazën post monitorim. KE vijon të kontribuojë në promovimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe te drejtave të njeriut”, u shpreh Spiropali.
Kryeparlamentarja theksoi se Shqipëria po ecën me ritmet më të shpejta se vendet e tjera të rajonit. Ajo shtoi se prioritet strategjik kombëtar është integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian brenda 2030-ës.
“Prioritet strategjik kombëtar integrimin në BE brenda 2030-ës. Dialogu dhe shkëmbimi i përvojave me shtetet anëtare të KE-së për forcimin e vlerave demokratike, ndihmë e madhe për ne. Falë reformave të ndërmarra, Shqipëria ka treguar përparim të qëndrueshëm në adresimin e rekomandimeve.
Reforma në drejtësi me synimin për të garantuar pavarësi, lufta kundër korrupsionin, ligji për pakicat kombëtare, ka qenë thelbësore në progresin tonë. Puna e këtij komisioni, thelbësore për të ruajtur parimet dhe standartet e vlerave tona të përbashkëta”, përfundoi Spiropali.
/a.r