Në një lidhje direkte në emisionin “Off the Record” me Andrea Danglli, politikani serb Djordje Miketiç, teksa u pyet për tensionet dhe sulmet në veri të Kosovës, theksoi se ato janë pjesë e luftës hibride, ndërsa shtoi se Vuçiç dhe Kurti ndihmojnë njëri-tjetrin.
“Sa i përket incidentit në Kosovën veriore, është pjesë e luftës hibride. Më besoni, sa herë Vuçiç ka një rrezik për humbjen e votave, ai shpik ndonjë krizë në Kosovën veriore dhe shumë mirë Albin Kurti e ndihmon atë. Ne në Beograd e quajmë një koalicion midis Albin Kurtit dhe Vuçiç. Ekstremistët e politikës janë në konflikt dhe nuk i kryejnë asgjë të mirë popullit.
Tani nuk ka dialog për një kohë të gjatë dhe ne shpresonim të kishim një rezultat për të mirën e njerëzve. Dialogu nuk ekziston tani dhe kemi një konflikt që gjithmonë shpiken akte terroriste si ai i Banjskës dhe ai i pak ditëve më parë. Ne kërkojmë më pak politikë dhe pa pozicione ekstreme. Ne si opozitë shpresojmë që epoka e Vuçiç të përfundojnë dhe të sjellim një shpresë për të gjithë rajonit”, tha ai.
Më tej, Miketiç, i cili është pjesë e opozitës, tha se regjimi i Aleksandar Vuçiç është në moment të vështirë.
“Për momentin ne kemi një problem me parlamentin në Serbi ku ka pasur një përplasje mes opozitës dhe mazhorancës dhe tashmë jemi në një pozitë të keqe si shoqëri të tërë. Mesa di unë, nuk është asnjë nga komuniteti ndërkombëtar nuk është asnjë që mund të ndihmojë në këtë moment sepse regjimi i Vuçiç është në moment të vështirë”, tha politikani serb në “Off the Record” me Andrea Danglli.
/a.r
……………domethënë…….Albin Kurti, është Agjent i sherbimit të fshehtë Sërb.