Rastet dhunës në familje të raportuara në Policinë e Shtetit në 9 muajt e parë të 2024 janë rritur me 316 raste më shumë se një vit më parë duke shkuar në 4,145 raste në total. Ndërsa në 2023 në të njëjtën periudhe janë raportuar në polici 3.829 raste.
Sipas të dhënave të gjykatës qytetet me më shumë çështje me objekt dhunë në Familje janë Durrësi me 1,629 dosje që janë aktualishtë në gjykatën e shkallës së parë rrethit dhe Tirana me 685 dosje.
Ndërsa problematik në Durrës është fakti që nga 1,629 dosje 1404 prej tyre janë shënuar në fshatra.
Gjatë këtij viti është rritur ndjeshëm edhe numri i lëshimit të Urdhrit të Mbrojtjes. Janë trajtuar në këtë kategori 2,226 raste të dhunës në familje, 171 raste më shumë se vitin e kaluar.
/a.r