Ai ishte ulur për të lidhur këpucët, ndërsa menjëherë sapo ka tentuar të ngrihet ka humbur ndjenjat. Mjekët e të dyja skuadrave janë futur me shpejtësi në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë, ndërsa më pas ai është nisur me urgjencë drejt spitalit.
Gjendja shëndetësore e futbollistit 22-vjeçar ende nuk dihet, ndërsa ndeshja është ndërprerë në pritje të njoftimeve nga spitali.