Ekzekutimi me plumb në kokë i ndërtuesit Eduart Reçi sipas policisë ka për autor dy vëllezërit Shkëlqim dhe Florian Duka.
Ende nuk dihet shkaku i vrasjes së kryer me paramendim, ndërsa dyshimet e para lidhen me një konflikt pronësie mes palëve.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, në emisionin Top Story për herë të parë bëri me dije një detaj të rëndësishëm në lidhje me ngjarjen, teksa u shpreh se viktima, disa javë para ngjarjes, kishte njoftuar oficerin e zonës duke i thënë se do të takohej me dy vëllezërit, dhe se nëse nuk kthehej, atëherë i kishte ndodhur diçka.
Shkëlqim Duka, një oficer policie i komisariatit nr 2 të policisë së Tiranës dhe vëllai i tij, Florian Duka janë arrestuar si autorë të vrasjes së biznesmenit të ndërtimit Eduard Reçi, ndodhur më 13 nëntor 2024 poshtë pallatit ku jetonte.
Ka qenë pikërisht efektivi Shkëlqim Duka, 48 vjeç, i njohur si një qitës shumë i mirë mes uniformave blu, që sipas policisë ka qëlluar mbi biznesmenin Reçi.
Vëllai i autorit të dyshuar Florjan Duka 45 vjeç ka ndihmuar në ekzekutim që dyshohet për shkak të konflikteve për motive pronësie.
/a.r