Edvin Kulluri përfaqësuesi i partisë ‘Djathtas 1912”, deklaroi në studion e “3D” të Alban Dudushit në RTSH1, se rezultatet e punës së SPAK, duke zbardhur ngjarjet e së kaluarës, ka bërë që në këto zgjedhjet politika t’i qëndrojë larg personave të lidhur me krimin.
“Po përgatitemi për zgjedhje por mund të them se politika, sidomos mazhoranca fatkeqësisht dhe shprehem kështu sepse PS-ja dhe qeverie duhet të bëjnë punë të tjera dhe jo të bashkëpunoj më të fortët.
PS-ja është shumë më e tërhequr në marrëdhënie me krimin në këto momente që flasim krahasuar kjo me një vite e gjysëm apo tre vite më parë.
SPAK ka dhënë një efekt frike të krimi por dhe tek politika.
Sidomos me punën që ka bërë SPAK me zbardhje të ngjarjeve, transkriptimet e SkayEcc apo Encrochat ka ngjallur frikë”.
/a.r