Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot në Londër një takim me shqiptarët e Britanisë së Madhe.
Takimi organizohet në kuadër të turit të bashkëbisedimit me diasporën, në orën 12:00 me orën lokale.
“Me kënaqësinë e takimit të sotëm kuqezi me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030”, u shpreh sot Rama, ndërsa një ditë më parë ndau dhe pamje nga salla ku do të zhvillohet edhe takimi.
Takimi do të zhvillohet në sallën “The Cooper Box, Queen Elizabeth Olympic Parc”.