Nga Namir Lapardhaja
Si kurrë më parë, Berisha ka sulmuar një gjykatë pas dhënies së vendimit, dhe jo para saj.
Ndonëse relator ishte një gjyqtar i lidhur ngushtë me pushtetin e PS, i cili ka qenë shpeshherë target i sulmeve të Berishës, ky i fundit pak kohë më parë kërkoi heqjen nga trupi gjykues vetëm të një zonje që bashkëjeton me një deputet të dalë nga lista e PD, ndërkohë që prej kohësh kishte ndalur çdolloj sulmi ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Pse e bëri këtë Berisha?
Pse nuk kërkoi më parë heqjen nga trupa gjykuese të G. Ibrahimit, por u mjaftua vetëm me kërkesën ndaj zonjës Xhaferllari?
Pse Berisha nuk e sulmoi, siç e ka zakon, më parë dhënies së vendimit, por shpërtheu më pas, pavarësisht një lloj vendimi të ndërmjetëm për të?
Pse një analist i njohur i televizionit të tij u shpreh se ju kisha thënë që s’do kishte vendim tjetër?
Sepse është kaq e thjeshtë: Berisha ka pritur dhe shpresuar te pazari me Edi Ramën dhe me pushtetin, ashtu siç bëri për lirimin e të korruptuarëve, mbylljen e listave apo njohjen nga gjykata të tij si kreu i PD.
Problemi është se në këto kushte, të vetmit që i duhet Berisha në ‘lojë’ dhe mundësisht në fushatë, është Edi Rama, i cili e ka shumë më të thjeshtë me polarizimin e ligjërimit politik në “ne” dhe “ata”.
Mirëpo, me sa duket, pavarësisht se kanë shpresuar, drejtësia edhe kësaj radhe nuk i ka vajtur pas pretendimeve të politikës. Kështu që vazhdoni bjerini legenit se i bini bukur, por ‘shpëtim’ nga ajo që është nisur për ju, nuk do keni.
O Na-mir, o lapardhush, por çfarë logjike të shtyn të futesh në një deduksion të tillë. E do Rama ta ketë përballë? Ku! Në ballkon? Berishën! Po pse nuk lexoj xhanëm një gazetar apo opinionist me këmbë në tokë. Përrallat tuaja e sollën Berishian në këtë derexhe. Pra populli do Berishën, Rama i ka blerë tërë institucionet, SHBA, BE, Soross, dhe së fundi Trump.
O tempera o more.! Të gjithë idiotët kanë një fytyrë lopardhari.