Lavatriçe, televizorë, veshmbathje, dyshekë e të tjerë, janë disa nga ndihmat që bashkia e Vlorës ka shpërndarë për familjet e prekura nga përmbytjet e 4 tetorit të këtij viti. Këto ndihma janë mundësuar nga donacionet e bizneseve dhe fondi i bashkisë për emergjencat civile.
Donacionet nga bizneset e ndryshme si dhe fondi i emergjencave civile të bashkisë së Vlorës kanë mundësuar shpërndarjen e disa pajisjeve elektroshtëpiake për familjet që u prekën më së shumti nga përmbytjet e 4 tetorit të këtij viti.
250 familje kanë përfituar lavatriçe dhe televizorë, ndërsa janë shpërndarë edhe ndihmë të tjera në ushqime tesha dhe veshmbathje. Pavarësisht këtyre, kryetari i bashkisë së Vlorës shprehet se ka akoma nevoja për familjet e prekura dhe se do të paraqesë kërkesë për financime nga institucionet qendrore.
Nga përmbytjet e 4 tetorit në qytetin e vogël janë dëmtuar së paku 352 familje me një vlerë që shkon në mbi 65 milionë lekë të reja.
/a.r