Kuvendi nisi ditën e sotme diskutimet maratonë për projektbuxhetin e vitit 2025.
Në fjalën e tij kryeministri Rama tha se kur ka ardhur në qeveri, vendi ishte në një borxh 70%.
Rama theksoi se tani të ardhurat për frymë në Shqipëri janë 10 mijë e 300 euro, pra një rritje deri në trefishë.
Rama: Kur kam ardhur në këtë sallë për të paraqitur buxhetin e parë, 105 mijë familje me ndihmë ekonomike, prisnin prej muajsh pagesën e tyre, sepse shteti i kishte kthyer kurrizin. Borxhi publik ishte mbi 70%, më i larti në rajon. Sot, flasim jo vetëm për 100 milionë euro bonus vetëm për pensionistët, me buxhetin e këtij viti, është një pension i 13-të prej 150 eurosh dhe flasim për një fond të ri që do të krijojmë javët në vijim, pranë Bankës së Shqipërisë. Do ta mbajmë për çdo pranverë, në funksion të ndarjes me pensionistët, nga ajo që do të vijë nga rritja ekonomike. Kemi financuar mbi 145 milionë euro për bebet e porsalindura dhe 22 milionë euro janë në buxhetin e ri. E kemi rritur ekonominë tre fish në këtë dekadë, kemi ulur borxhin publik me 15 pikë përqindje, më i ulëti në rajon. E kemi nisur fondin e pagave në sektorin publik, 500 milionë euro, fondi i pagave është 1.3 miliardë euro. Nga një pagë minimale 165 euro, kemi pagë minimale 400 euro. Kemi sot pagë mesatare 751 euro. Kemi sot pagë mesatare në sektorin publik 900 euro. Të gjitha të rritura afro dyfish e gjysmë.
/a.r