Marrëveshja e ekstradimit ndërmjet Kosovës e Shteteve të Bashkuara nuk do të vlejë edhe për vepra penale të karakterit politik. Po kështu, as të karakterit ushtarak, shkruan Koha Ditore.
Muajin e shkuar Atifete Jahjaga në cilësinë e presidentes dhe Greg Delaëie, ambasadori i ShBA-së në Prishtinë, kanë firmosur marrëveshjen së cilës i kishin dhënë epitetin e traktatit historik.
Nëpërmjet saj, palët kanë rënë dakord t’i ekstradojnë njëra-tjetrës personat që i kërkojnë për ndjekje penale ose për shqiptim apo vuajtje të dënimit për një vepër penale të ekstradueshme. Atëkohë nuk ishte publikuar përmbajtja e marrëveshjes.
Dokumenti është publikuar në Gazetën Zyrtare dhe saktëson rastet kur ekstradimi nuk lejohet.