Kishim dëgjuar për histori të tilla në vende të ndryshme në botë, madje të dokumentuara edhe me foto e video, por ja që ndodhin edhe në Shqipëri. Pasi rrahu burrin dhe ky i fundit mori “Urdhër Mbrojtje”, radhën e ka pasur i dashuri. Ngjarja ka ndodhur në Bulqizë dhe këtë herë personi me të cilin gruaja kishte një lidhje jashtëmartesore ka përfunduar në spital.
Burime për News24 bëjmë me dije së personi mbi të cilin është ushtruar dhunë ka pësuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, pasi është goditur dhe prerë me mjete të forta. Madje sipas burimeve nga mjekët në Bulqizë, ai ka pasur plagë të rënda edhe në organet gjenitale. Nuk dihet arsyeja e këtij rasti ekstrem të dhunës.
Historia e çiftit të bashkëshortëve nga Bulqiza, u bë publike në emisionin “Me zemër të hapur”, ku shtetasi me iniciale T.S. do të denonconte dhunën e ushtruar nga bashkëshortja, madje ai kishte marrë dhe “Urdhër mbrojtje nga gjykata”. 55-vjeçari pretendonte se dhunohej sistematikisht nga gruaja, gjë që çoi më pas edhe në ndarjen e tyre.