Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Dorjan Teliti dhe analisti Alban Daci janë përfshirë në një debat në emisionin “3D” në RTSH.
Daci komentoi kërkesën e opozitës për qeveri teknike, duke e konsideruar si të pakuptimtë në një republikë parlamentare. Por nga ana tjetër, Teliti tha se kërkesa e tyre është legjitimime për të siguruar mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të drejta.
Debati:
Daci: Formimi politik i kësaj opozite më lë shumë për të dëshiruar. Nuk e kuptoj cilat janë arsyet në një republikë parlamentare që Rama të bëjë qeveri teknike sepse e duan këta
Teliti: Numrat i kanë dhe diktaturat. Ju mendoni që ka patur zgjedhje të lira dhe të ndershme?
Daci: Nuk ka patur zgjedhje të ndershme as kur ka qenë PD
Teliti: Po flasim sot aktualisht ka patur zgjedhje të lira dhe të ndershme?
Daci: Jo nuk ka patur
Teliti: Jo pra nuk ka patur dhe që këtu mbaron. A na lind e drejta të kërkojmë që të mos jetë e njëjta qeverisje që është përgjegjëse për krijimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të mos jetë në zgjedhjet e ardhshme?
Daci: Kjo lloj opozite nuk mund të imagjinojë një proces të ndershëm zgjedhor kur këta janë kundër sistemit të drejtësisë
Teliti: Mos kalo nga dega në degë
Daci: Nëse nuk do ishte ky SPAK dhe nuk do kishte bërë këto gjëra që po bën SPAK, ju në disa zona të Shqipërisë nuk do bënit dot fare fushatë elektorale. Prandaj ndajeni mendjen, o jeni me SPAK dhe do keni mundësi të bëni në kushte normale zgjedhje
Teliti: Qëndro këtu njëherë, zgjedhje të litra dhe të ndershme ka apo jo?
Daci: Ore bandat po jua eliminon SPAK-u
Teliti: Jemi përballur me bandat ne, nuk e kemi fituar betejën me bandat kjo është tjetër gjë, por jemi përballur me ta dhe i kemi denoncuar.
Daci: Zgjedhje të lira nuk ka patur në kohën e Berishës dhe nuk ka as në kohën e Ramës, kjo është fatkeqësi e madhe.
/a.r